Armand Duka i ka dhënë fund spekulimeve, duke thënë se Gianni De Biasi do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare edhe për të paktën dy vite tjera.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një emisioni sportiv ‘Domenica Sportiva’ në kanalin italian Rai 2, ka thënë se trajnerit të kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi do të jetë me kuqezinjtë edhe për dy vite të tjera.

Në Itali emri i De Biasit lidhej me stolin e kombëtares së Italisë, pas konfirmimit të Antoni Contes se do të largohet pas Euro 2016.

Megjithatë, duket kjo nuk do të ndodh. Duka nuk dëhsiron që të heqë dorë nga njeriu që ia siguroi kualifikimin në Evropian për herë të parë në histori. “De Biasi ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë, ndaj do të vazhdojë me ne.

Me De Biasin dhe Tramezzanin e kemi stafin italian më të mirë, së bashku me grupin shqiptar. Janë fjalët e mediave dhe gazetarëve. Ju siguroj se De Biasi, është duke menduar vetëm për Evropianin me Shqipërinë dhe jo me Italinë, të paktën deri tani”, ka thënë Duka. “Raporti im me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio është i shkëlqyer?!

E vërtetë, por ata janë profesionistë dhe s’mund t’i bëjnë oferta një trajneri që po bëhet gati të luajë Evropianin. Pas Kampionatit, diskutimet do të shtrohen ndryshe”, shtoi Duka. I pyetur me humor, nëse do të qëndronte De Biasi në rast se fiton Evropianin, Duka është shprehur se, “i mjafton edhe të na çojë në gjysmëfinale. Vërtetë, përtej shakave, nuk i takon askujt që të mendojë tani se çfarë do të ndodhë më pas, por të përqendrohemi te Evropiani.