Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob. Raportohet se të  dy persona kanë humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur.

Ndërsa në pak minuta më vonë një aksident tjetër ka ndodhur në Urën Vajgurore, ku ka humbur jetën një person.

Sipas policisë, fillimisht në ngjarjen  e rëndë në Levan- Tepelenë, një makinë ka përplasur një këmbësor dhe njerëzit e zonës dhe pasagjerë të tjerë kanë ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit, por një makinë e tipit “Opel” është futur në parakalim duke marrë përpara edhe persona të tjerë.

Veritas.com.al/