Dy fëmijë ishin duke luajtur në buzë të lumit Gjanica në qendër të Fierit, raporton televizioni TCh. Te dy jane femije rom.

Duke luajtur me njeri tjetrin, u ka rrëshqitur këmba dha kanë rënë në lumë. Një qytetar hero ka hyrë  ne lum dhe i ka nxjerrë femijet nga rreziku. Më pas ka njoftuar ambulancën dhe femijet janë dërguar në spitalin e Fierit.

Ngjarja ja ndodhur sot në mengjes në qendër të qytetit.

Ledion Mita është i riu që shpëtoi nga mbytja dy fëmijët të cilët ranë në ujerat e lumit Gjanicë në Fier.

33-vjeçari tha se fëmijët ishin duke luajtur, kur njëri prej tyre rrëshqiti dhe përfundoi në lumë dhe më pas tjetri u hodh për ta ndihmuar.

Ai tha se duke marrë shkas nga fakti se të miturit nuk po arrinin dot të dilnin nga uji, pasi i mori rryma, u hodh dhe i shpëtoi.

VERITAS.COM.AL

https://youtu.be/Y1vGwxi0ccM