Dje pasdite në Policinë e Shkodrës është dhënë alarmi se dy turistë, njëri nga Brazili dhe tjetri nga Zelanda e Re, kishin humbur rrugën dhe ishin izoluar në buzë të një gremine.

Ata ndezën zjarr si sinjal për ‘SOS’ dhe nuk bënë më asnjë lëvizje

Sipas Policisë që lëshon edhe komunikatën për mediat, vendi quhet “Qafa e Valbonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit. Turistët F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe nga Zelanda e Re kanë ngatërruar rrugën dhe kanë mbetur të izoluar në një zonë të thepisur humnerë.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas pesë orë kërkimesh, u bë e mundur gjetja e tyre në afërsi të një humnere, si dhe transportimi i tyre në Theth ku ju bashkuan turistëve të tjerë pa asnjë problem me shëndetin.

Turistët kanë falënderuar Policinë dhe banorët për gjithçka bënë për ti shpëtuar, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.

 

Veritas.com.al/