Dy turistë të huaj kanë humbur kontakteve gjatë një udhëtimi turistik në zonën nga Rragami në Qafë-Valbonë. Turistët ndërmorën këtë udhëtim për të shkuar në pikën tjetër turistike të Thethit.

Për shkak të vështirësisë nga terreni malor, por edhe mos komunikimi mes turistëve banorëve dhe policisë, dy turistët rezultojnë të humbur, pasi edhe telefonat e tyre janë të fikur.

Policia e Tropojës vijon kërkimin e këtyre dy turistëve për të cilët nuk dihen të dhënat dhe kombësia e tyre.

Dy turistë janë raportuar të humbur në zonat e thella të Valbonës, që prej ditës së djeshme. Policia ka nisur kërkimet për ta gjatë gjithë natës, deri në orën 03:00 të mëngjesit, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tyre. Sipas informacioneve nga banorët dy turistët janë të moshës 35 vjeç të rinjtë.

Ditën e djeshme janë parë në Valbonë ku më pas kanë marrë udhëtimin për në Theth.

‘Më datë 03.06.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turistë, nga Suedia dhe Rusia, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.  Menjëherë janë angazhuar Forcat e Policisë së Tropojës për gjetjen e tyre. Për shkak të terrenit të vështirë vazhdojnë kërkimet nga punonjës policie që po kontrollojnë territorin me këmbë.

Kërkimet intensive nga shërbimet e Policisë kanë vazhduar që prej mbrëmjes së djeshme, kur turistët kanë shkëputur kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë. Punonjësve të Policisë që janë në kërkim të turistëve i  janë bashkuar edhe alpinistët e vendit.’- njofton policia.

VERITAS.COM.AL