Tërmeti i magnitudës 6.4 ballë i orëve të para të mëngjesit ka lënë pasoja katastrofike në vend, ndërsa janë shënuar deri më tani 18 viktima.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu i cili ndodhet në Thumanë raporton se si pasojë e tërmetit një familje e tërë dyshohet të jetë shuar.

Ata janë: Hasan Albert Cara, Almir Albert Cara, Fatmira Qazim Cara bashkëshortja e Albertit, Erisa Albert Cara e fejuara e Almirit nga Korça, Stela Anthi Cara dhe Sadajana Hysa Carasi dhe Lindita Cara e cila besohet se është gjallë.