Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja ka deklaruar për “Abc e mëngjesit” se qytetarët nuk respektojnë masat për COVID-19. Ajo tregoi se edhe në rastet kur dyshohet se janë të infektuar, ata nuk vetëizolohen në banesat e tyre.  Ajo tha se ka pasur raste kur persona të dyshuar për Covid, testohen dhe presin përgjigjen nga restoranti, ku janë ulur në një tavolinë edhe me persona të tjerë.
“Pjesa më e madhe e personave që kemi aktivë, janë asimptomatikë. Ne nuk e dimë akoma a krijon imunitet virusi.
Nga të gjithë artikujt që kemi lexuar kemi kuptuar se disa persona bëhen imunë por nuk e dimë sa zgjat kjo. Ne po bashkëjetojmë me virusin, dhe ka persona që nuk ka asimptomatikë por problemi nuk është tek ata por te njerëzit e moshuar që ata kanë në familje. Problemi qendron se nga ajo që ka ndodhur në Itali dhe Spanjë, mund të ndodhë edhe këtu. Ne përpiqemi që rasti i infeksioneve të jetë i ulur, dhe të mos e transmetojmë virusin tek prindërit tanë.
Unë e dëgjova kryeministrin dhe në njëfarë mënyrë ka të drejtë.
Një person me shenja klinike që mund jetë me Covid sjell analizën dhe kur ne e marrim në telefon dhe ai është në një restorant me 10-15 persona të tjerë. Kryeministri ka dalë shumë i revoltuar dhe ka shumë të drejtë. Ka pasur raste kur 18-vjeçarë janë pozitivë dhe ne i kemi thënë që të qëndrojnë në shtëpi, dhe kanë dalë për kafe me shokët dhe shoqet”, tha Daja.
Ndërkohë, ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 44 persona.Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor.
VERITAS.COM.AL