I akuzuari për sulmin me thikë të Salman Rushdie thuhet se ka lexuar vetëm dy faqe të librit kontrovers të autorit “Vargjet Satanike”.

Hadi Matar, 24 vjeç, është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rrjedhin nga sulmi në një ngjarje në Nju Jork javën e kaluar.

Në një intervistë me New York Post nga burgu, Matar tha se Sir Salman ishte “dikush që sulmoi Islamin”.

Por ai nuk konfirmoi se veprimet e tij të supozuara ishin nxitur nga një fetva e lëshuar nga Irani në vitet 1980.

Matar aktualisht po mbahet në burgun e qarkut Chautauqua, në shtetin e Nju Jorkut.

Zoti Salman botoi romanin e tij të famshëm dhe të diskutueshëm Vargjet Satanike në 1988, duke shkaktuar zemërim në mesin e disa muslimanëve, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemi.
Publikimi i librit nxiti liderin iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini të lëshonte një fetva ose dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e shkrimtarit në vitin 1989.

Matar i tha New York Post se kishte lexuar vetëm “disa faqe” të librit dhe nuk tha nëse fetvaja e kishte frymëzuar atë.

“Unë e respektoj Ajatollahun. Mendoj se ai është një person i madh. Kjo është aq sa do të them për këtë,” tha ai.

Matar gjithashtu i tha gazetës se ishte “i befasuar” kur dëgjoi se Sir Salman i kishte mbijetuar sulmit.