Komisar Vatnikaj ndërroi jetë dje, pr shkak të një ataku në zemër. Por Policia e Shtetit e ndodhur në ‘atak’ zgjedhjesh, nuk gjeti dot qetësinë e duhur që të njoftonte publikun për humbjen. Policia e shtetit e kishte larguar padrejtësisht nga detyra zotin Vatnikaj, vetëm për motivin se ishte “Verior” dhe ‘me pikëpamje jo të majta”. Policia e Shtetit nuk guxoi ta nderojë.

Desada Vatnikaj:

‘Do të jem përherë e përulur me mirënjohje dhe dashuri ndaj çdokujt që respekton emrin dhe punën e babait tim”. Janë këto fjalët prekëse të së bijës së komisarit të Policisë, Nikoll Vatnikaj, që ndërroi jetë papritur dje pas një ataku kardiak.

Desantila Vatnikaj njofton në rrjetet sociale më 19 qershor se “sot në orën 10:00 -12:00, në Pallatin e Kongreseve do të kryhen homazhet e përcjelljes së tim eti. Figura e tij dhe çdo kontribut human që ai ka bërë në komunitet, familje e shoqëri, është arsyeja pse unë do të jem përherë e përulur me mirënjohje dhe dashuri ndaj çdokujt që respekton emrin dhe punën e babait tim.

Ju faleminderit, me zemër. Ai është forca ime, e tim vëllai dhe sime meje,” përfundon Desantila Vatnikaj.

Kandidati për deputet i PD në qarkun Kukësit, zoti Isuf Çelaj, sapo mori vesh lajmin, shkruan:

“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta, në mënyrë të papritur dhe të parakohshme të kryekomisarit Nikollë Vatnikaj. Kryekomisar Nikollë Vatnikaj, oficer karriere, ka shërbyer për shumë vite në strukturat e Policisë së Shtetit duke mbajtur funksione drejtuese si shef në disa komisariatet më të rëndësishëm të vendit dhe së fundmi si specialist në Drejtorinë e Forcave Speciale. Nikolla u largua padrejtësisht nga Policia e Shtetit, ashtu sis humb kolegë të tjerë dhe po vazhdonte betejën gjyqësore për të drejtën e ushtrimit të profesionit. Nikolla rrjedh nga një familje me tradita në zonën e Lekbibaj të Tropojës, ku cilësitë dhe virtytet më të mira të kësaj krahine si zgjuarsia, burrëria, ndershmëria, ishin mishëruar te ai…”.

Veritas.com.al/