Updated, 21 Shtator/

Pas shfaqjes në emisionin e saj “Studio e hapur” me një tufë kanabisi në dorë, gazetarja e News 24 Eni Vasili është përballur me policinë. Në redaksinë e televizionit kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët kanë sekuestruar këtë bimë dhe kanë marrë në pyetje gazetaren. Në redaksi shkuan efektivë të anti-drogës të cilët kanë kryer procedurat. Pak ditë më parë prokurorë të krimeve të rënda ndaluan për 3 orë gazetarin e këtij televizioni Artan Hoxha duke e akuzuar për dekonspirim të hetimeve të policisë.

Lajmi:

Rasti më i rrallë, ose i paparë në gazetari: Gazetarja, moderatore e një  programi  televiziv serioz në News 24 shfaqet në studio me tufa kanabis në duar. Ngjarja ndodhi sot e Marte, gjate emisionit “Studio e Hapur”

Kultivimi i kanabisit dhe trafiku i drogës me avion është një ndër temat më të debatuar ditët e fundit në Shqipëri.

Gazetarja Eni Vasili që drejton emisionin “Studio e Hapur” në News24 doli me disa bimë narkotike kanabis sativa në studion televizive për të folur për temën e trafikut të drogës me avion.

Sigurisht, e gjithë kjo ishte shembull ilustrues.