Ngjarja shumë e dhimbshme ka ndodhur sot paradite ne Gjadër të Lezhës. Nëna bashkë me djalin  saj po udhëtonin që nga fshati Saraç, me një vetur ‘Audi’ kur makina ‘është tërbuar’ dhe ka marrë drejt lumit.

Nëna që ishte edhe drejtuese e makinës e ka kërkuar të birin nëpër ujine lumit, por nuk ka mundur ta nxjerrë. Trupi i 9- vjetarit F.M. është gjetur më vonë nga forcat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes tragjike.

Nëna e tij është shtruar në spital në gjende të rëndë, por pa rrezik për jetën.

Mediat njoftojnë se djali i vogël është nipi i një këngëtareje të muzikës popullore, e njohur në zonë, Elizabeta Marku. në videon e mëposhtme ajo këndon “Këngën e Rexhes” që vjen si një ogur i zi për ngjarjen e dhimshme me nipin e saj.

Veritas.com.al/