Tërmeti i fortë i mëngjesit, ka shkaktuar edhe çarje të madhe toke. Siç shihet në videon e mëposhtme në Shëngjin të Lezhës, ndërtesa tundet nga themelet.

Pak sekonda para se tërmeti të shkaktonte viktima, të lënduar e dëme të konsiderueshme materiale, një mace është vënë menjëherë në lëvizje.

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën, si pasojë e tërmetit që goditi vendin këtë të martë.

Sipas njoftimeve zyrtare, janë të paktën mbi 600 persona të lënduar.