(FOTO: Mbetjet e avionit të  Germanwings që ra në  Mars 2015)

 

Sipas një studimi me qindra pilotë të linjave ajrore, ka mundësi me mijëra, janë aq në depresion sa që mendojnë të vetëvriten ose të vetëlëndohen.

Akademikë nga Universiteti i Harvardit në SHBA kryen një studim anonim të pilotëve pas ngjarjes me pilotin Andreas Lubitz, pilotit të depresionuar të linjës ajrore Germanwings i cili e çoi avionin drejt përplasjes me malin duke vrarë 149 veta vitin e kaluar.

4.1% e tyre raportuan se e kishin menduar që do të ishte më mirë të ishin të vdekur ose të vetëlëndoheshin në dy javët e fundit”, sipas një shkrimi në gazetën “Environmental Health”.

Nëse ky do të ishte një pasqyrim i saktë i shtrirjes së këtij problemi në përgjithësi, do të thotë se më shumë se 5700 pilotë nga totali prej 140 000 mijë pilotë që kanë linjat ajrore do të ndiheshin në të njëjtën mënyrë.

Studimi erdhi si rezultat i kërkesës për grevë të anëtarëve të ekuipazhit të kabinës së pilotimit në shoqërinë ajrore British Airways ndërkohë që sindikata thoshte se shumë pilotë ishin të paaftë për të fluturuar për shkak të stresit dhe depresionit.

Në shkrimin e Environmental Health, kërkuesit thanë se zbulimet e tyre kyçe ishin befasuese. Qindra pilotë që fluturojnë tani përballen me depresionin dhe akoma më keq u shkon nëpërmend vetëvrasja pa pasur mundësinë e trajtimit për shkak të frikës së ndikimit negativ në karrierën e tyre, shkruajnë ata.

Studimi, i cili përfshinte plotësimin e një pyetësori rreth një numri të ndryshëm çështjesh që përfshinin shëndetin mendor u bë në anonimat të plotë në përpjekje për të marrë përgjigje të vërteta nga pjesëmarrësit, të cilët ishin nga e gjithë bota.

Nga 1848 pilotë që iu përgjigjën pyetjeve në seksionin mbi shëndetin e tyre mendor, 233 prej tyre dolën se ishin në depresion.

75 pilotë (4.1%) thanë se u kishte shkuar nëpër mend që do të ishin më mirë të vdekur ose të vetë lëndoheshin në dy javët e fundit. Nga këta 49 prej tyre kishin punuar si pilotë brenda muajit të kaluar.

24 prej tyre thanë që problemet e bëjnë shumë ose ekstremisht të vështirë për të punuar, për t’u marrë me çështjet e shtëpisë ose për t’u angazhuar në marrëdhënie të shëndetshme me njerëzit.

Ngacmimi seksual dhe verbal i pilotëve u theksua nga kërkuesit si një problem i veçantë.

“Pilotet femra raportuan se kishin më shumë ditë me një gjendje të keqe të shëndetit mendor dhe se kishin depresion më shumë të diagnostikuar se sa pilotët meshkuj të pasqyruar midis popullsisë së përgjithshme”, thanë hulumtuesit.

 

Prevalanca më e lartë e depresionit mes viktimave që ngacmoheshin më shpesh seksualisht ose verbalisht në studimin tonë na japin evidenca të mëtejshme të ekzistencës së këtij fenomeni në mes të pilotëve të linjave ajrore, efekteve negative mbi viktimat e tyre dhe nevoja urgjente për të eliminuar këtë formë ngacmimi dhe ndihmën që duhet të marrë kjo shtresë e punonjësve.

Dr. Rob Hunter, kryetari i sigurisë së fluturimit për shoqërinë e linjës British Airline, thotë se në përgjithësi pilotët kanë një shëndet të mirë fizik dhe mendor.

“Por, si në çdo aspekt të jetës, disa pilotë vuajnë nga depresioni ose probleme të tjera të shëndetit mendor dhe se ato shtrihen te disa, për mos të thënë të gjitha, profesionet e sigurisë së veçantë.”

“Mësimet që duhet të marrim nga linja ajrore Germawings dhe nga ky studim janë që çdonjëri duhet të punojë për të hequr këtë ngërç të lidhur me shëndetin mendor edhe asnjë s’duhet të ketë frikë për të diskutuar apo për ta raportuar atë”.

Ashtu si në shumë fusha të sigurisë së fluturimit, ndryshimi i kulturës është i vështirë por i nevojshëm. Ne duhet të nxisim një atmosferë mbështetje dhe mirëkuptimi. Pilotët kanë nevojë që të rrëfehen pa frikë.