Gjashtë persona raportohen të humbur që nga e Mërkura e përmbytjeve në Atikë, ndërsa një numër prej 16 persona konfirmohen të vdekur të Enjten në mëngjes, njofton gazeta greke Ekathemirini.com.

Shumica e fatkeqve ishin banorë në qytetet buzë detit në Mandra dhe Nea Peramos, të cilët u përballen me përmbytje serioze ditën e  mërkurë. Disa ishin motoristë ose edhe në makina që u thithën  nga deti.

Sipas agjencisë së lajmeve ANA-MPA, katër motoristë janë mes këtyre që raportohen të humbur, ndërsa ekipet e shpëtimit gjithashtu po kërkojnë për dy persona që mendohet se janë zënë në grackë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë  rrebeshet vazhdojnë edhe të Enjten, duke goditur disa pjesë të vendit, por më së shumti pjesën perëndimore të vendit dhe Atikën.

Në Atika, shirat e rëndë kanë shkaktuar përmbytje në autostradën Attiki Odos, duke mbyllur daljet për në rrugët kryesore Elefsina, Salamina.

Vëeritas.com.al/