Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu solidaritetin për Ukrainën në atë që ajo e përshkroi si një “luftë barbare” me Rusinë. Ky është reagimi i parë i Merkel pasi u kritikua për heshtjen e saj ndaj Moskës.

Merkel – shërbeu si kancelare për 16 vjet dhe e mbylli mandatin e saj në dhjetor të vitit që lamë pas – ka deklaruar se nuk do të ofronte këshilla nga mënjanë, por ajo mbështeti përpjekjet e qeverisë për “t’i dhënë fund kësaj lufte barbare”.

“Solidariteti im shkon për Ukrainën”, e citoi një pjesëmarrësëse të thoshte në një ceremoni lamtumire për presidentin në largim të konfederatës së sindikatave DGB-së, për agjencinë e aljmeve ndërkombëtare “Reuters”.

Duke folur rrjedhshëm rusisht, pasi u rrit në ish-Gjermaninë Lindore komuniste, Merkel tërhoqi kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët për mbështetjen e tubacionit të planifikuar të gazit “Nord Stream 2”, i projektuar për të dërguar gazin rus direkt në Gjermani.

Pasardhësi i Merkel-it, Olaf Scholz, e ka anuluar projektin.

Ajo theksoi gjithashtu nevojën për të vazhduar bisedën me presidentin rus Vladimir Putin edhe pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në Ukrainën lindore që çoi në sanksione perëndimore.

Edhe pse Merkel, një konservatore, dha një deklaratë të shkurtër menjëherë pas pushtimit të Rusisë në shkurt, duke thënë se nuk kishte asnjë justifikim për shkeljen flagrante të ligjit ndërkombëtar, heshtja e saj që atëherë ka sjëllë reagime kritike.

Disa politikanë të tjerë gjermanë, përfshirë ish-ministrin e saj të jashtëm Sigmar Gabriel, kanë pranuar se politika e pajtimit me Rusinë mund të ketë qenë shumë optimiste.

Duke u përballur me kritikat se Gjermania po bën shumë pak për të ndihmuar Ukrainën, Scholz tha më herët të mërkurën se Gjermania do ta furnizonte Ukrainën me sistemin e mbrojtjes ajrore IRIS-T.

Të mërkurën vonë, komisioni parlamentar i buxhetit hapi rrugën për një fond të planifikuar prej 100 miliardë eurosh për të forcuar ushtrinë gjermane dhe do të kalohet në parlament të premten.