(FOTO: Agron Xhafa, drejtor i aeroportit, Kukës)/

Drejtori i aeroportit të Kukësit që ende nuk është vënë në punë, Agron Xhafa ishte në listën për deputet në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë fushatës kishte ‘punësuar’ dhe paguante ‘pa qenë në punë’ 40 punonjës. Për këtë vepër penale, sot prokuroria ka urdhëruar arrestimin e ij.

Ndërkohë është arrestuar edhe shefi i financës së Aeroportit të Kukësit. Policia ka shpallur në Kërkim ish drejtorin e mëparshëm të këtij aeroporti Arben Carkanjin i cili mbante këtë post që nga vitit 2013.

Edhe dy drejtorët dhe shefi i financës akuzohen se kanë marrë rrogat pa shkuar në punë.

Rrogat për personelin e Autoritetit të Aviacionit Civil paguhen nga shoqata e Transportit ajror IATA.

Veritas.com.al/