Kryeminsitre e parë gay në hostorinë e Serbisë, i është bashkuar marshimit të qindra aktivistëve ‘gay’ të shtunën në një marshim krenar. Marshimi u zhvillua nën masa shumë të forta sigurie, në një shtet kaq konservativ të Ballkanit sa ç’është Serbia.

Duke mbajtur flamuj ylberi, tollumbace dhe një baner ku shkruhej “Për ndryshim” pjesëmarësit krenarë u mblodhën në Beograd- kryeqytet i Serbisë- para se të nisnin marshimin nëpër qytet. Shumë prej tyre u takuan me kryeministren Ana Brnabic, duke e përshedetur dhe duke bërë foto selfie.

“Qeveria është këtu për të gjithë qytetarët dhe do të sigurojë respekt për të gjithë qytetarët” tha  Brnabic për reporterët. “Ne duam të japim një sinjal se diversitetie bën shoqërinë tonë më të fortë; të bashkuar mund të bëjmë më shumë”.

Veritas.com.al/