Gazeta greke “Kathimerini” shkruan përsëri për  të ashtuquajturin “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili. Dosja e Balilit ka shërbyer si pika e fundit në gotë duke provokuar një krizë politike në Shqipëri,- shkruan. Gazeta i referohet shkarkimit të ministrit Manjani dhe konfliktit të aleatëve në maxhorancë.

Më pas “Kathimerini” i bën jehonë operacionit “Ngjitje” të policisë greke në ishullin Zakinthos, ku arrestuan shumë shtetas shqiptarë dhe grekë që ishin pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Balili. Policia greke e zbuloi Balilin fillimisht me emrin e koduar “Kelly”, ndërsa theksonte lidhjet e tij të forta politike në Tiranë.

Më pas në shkrimin e “Kathimerini” bëhet fjalë për lëvizjet politike në Tiranë pas kthimit të Metës nga SHBA-ja, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga presidenti Nishani dhe shpërblimin prej 50 milionë lekë të vjetra ana e policisë shqiptare për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e Balilit.