Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk është në formën e zakonshme. 

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është duke kaluar një periudhë të vështirë.

Reprezentuesi portugez ka realizuar 19 gola në 23 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni në La Ligë.

Kurse, “Mundo Deportivo” përkujton se ai ka realizuar nëntë gola më pak se periudha e njëjtë e një sezoni më parë, përcjell “Lajmi.net”.

Ronaldo nuk ka shënuar asnjë gol në Copa del Rey pasi nuk luajti fare në rrugëtimine shkurtër të Real Madridit që përfundoi me përjashtim nga gara, pas aktivizimit të futbollistit të suspenduar Denis Cheryshev në ballafaqimin ndaj Cadizit.

f