Kryeministri Edi Rama ka reaguar rreth një artikulli të botuar nga gazeta austriake “Der Standard”, lidhur me dokumentin jo-zyrtar të ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë i drejtohet gazetës austriake duke i thënë se nuk priste që një media me reputacion të lartë si ajo të bëhej një shpërndarëse e lajmeve false.

Edi Rama sqaron në postimin e tij se nuk ka thënë asgjë nga ato që citohet të ketë thënë rreth “non paper” dhe shton se kurrë nuk ka miratuar ndonjë vijëzim kufiri përgjatë vijave etnike midis mes Serbisë dhe Kosovës

“Çfarë zhgënjimi për të parë një gazetë kaq me reputacion të mirë të sillet si një përhapës i lajmeve të rreme! Unë kurrë nuk kam thënë ndonjë gjë në lidhje me “non paper dhe hartë” dhe kurrë nuk kam mbështetur ndonjë rishikim kufiri përgjatë vijave etnike midis Serbisë dhe Kosovës. E turpshme“, shkruan Rama.

VERITAS.COM.AL