Në kulmin e aferës që ka shpërthyer mes Tiranës dh Brukselit për hetimin e vilës së ambasadores së BE, Romana Vlahutin, ka vendosur të ndërhyjë edhe qeveria shqiptare- shkruan sot Lapsi.al.

Më saktë kryeministri Rama, i akuzuar për një lidhje okulte me diplomaten kroate, ka marrë një vendim qeverie për të shtuar rojet dhe bodyguardët që do të garantojnë sigurinë e znj. Vlahutin.

Për më tepër, në dokumentin e qeverisë që Lapsi.al ka arritur të sigurojë nga brenda kryeministrisë, thuhet se kjo shtesë do të bëhet dhe shpenzimet do të përballohen nga buxheti i Gardës së Republikës, pra nga taksat e shqiptarëve.

Wshtë fjala për shtimin e 10 rojeve që do të garantojnë njëkohësisht sigurinë fizike si edhe selinë ku banon ambasadorja, theksohet në vendim .

Natyrisht kurrë më parë ndonjë përfaqësues i Brukselit në Tiranë nuk ka pasur problem me sigurinë e vet personale. Nga ky rregull nuk bën përjashtim as ambasadorja e radhës. Por dyshimet janë se “ky nder” po i bëhet asaj nga miku kryeministër, për të mbajtur larg interesin e mediave të huaja dhe vendase që kanë filluar të interesohen, pas lajmeve për shtëpinë luksoze të Romana Vlahutin.