Sot në takimin elektoral të Dibrës, kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, është përqendruar  në luftën kundër partive të vogla.

Edhe pse në Dibër nuk konkurojnë më parti të vogla,pas marrëveshjes Rama- Basha, kryeari i Opozitës ka sulmuar PDIU. PDIU, e konsideruar si ‘parti e çamëve’ ka krijuar influenca në zonën e Dibrës që nga zgjedhjet e kaluara lokale. Ai e konsideroi PDIU një “parti në qyp”. “Më mirë hidheni votën në Drin- ka thënë – se sa për PDIU e cila është një parti me kokë në qypin  turshive”

Edhe ndaj Ilir Metës dhe LSI, zoti Basha ka qenë i ashpër. Ai ka thënë se “Ilir Meta është bërë bishë” duke shtuar se tashmë “nuk e ka dorën në sheqerpare”.

Ndërsa ka ridikalizuar edhe Edi ramin, kryetar i PS, të ciline ka quajtur “Edi Tuta”, duke u nisur nga ironia e një malësori në Fierzë të Tropojës që tha dje se i vjen keq kur e shikon Edi ramin “me tuta qytet më qytet duke kërkuar vota”.

Veritas.com.al/