Nga një miting i socialistëve rreth selisë së PS dhe në sheshin “Skënderbeg”, kryeministri Rama, në fjalën e tij përgëzuese, ka falënderuar dhe kryetarin e Opozitës, Lulzim Basha.

Pse e falënderon Rama kundërshtarin e tij?

“Dua të shpreh këtu dëshirën që marrëveshjen me opozitën për ta pasur një busull orientuese të marrëdhënieve të qeverisë së re me opozitën e re dhe duke shprehur vullnetin për ta resspektuar më tutje, dua të falënderoj Lulzim Bashën se më 18 maj vuri Shqipërinë të parën”

Marrëveshja e 18 Majit është marrëveshja e njohur në mesnatë, kokë më kokë mes kryetarit të PD, Basha dhe kryeministrit Rama. Kjo marrëveshje i dha PD-së një pjesë të pushtetit, katër ministri dhe disa ndërmarrje shtetërore fitimprurëse, por nuk i dha fuqi për të mbrojtur votën e lirë për të cilën kishte nisur Protestën e madhe ‘të Çadrës’. Marrëveshja ishte e paqartë për publikun dhe për politikën; tani ajo fajësohet si një marrëveshje ‘në kurriz të partive të vogla’ dhe ‘në dëm të PD”.

Veritas.com.al/