Prej kohësh është thënë se vendin bosh të lënë nga Partia Demokratike (antikomuniste) mund ta zërë vetë lideri i Partisë Socialiste (ish- komuniste). Dyshimet u bënë edhe më evidente pas marrëveshjes së 18 Majit mes Ramës së PS dhe Bashës së PD. Pas asaj marrëveshjeje, partia Demokratike (anti komuniste) humbi vlerë; tani ky grupim nuk ka më peshë politike që të përfaqësojë kauzën e saj të antikomunizmit.

Në vend të saj, siç duket edhe sipa Marrëveshjes së Fshehtë, po merr rol antikomunist vetë PS me origjinë komuniste.

Kryeministri Rama ka marrë nismën për heqjen e dekoratave dhe titujve të nderit udhëheqësve komunistë duke nisur nga vetë Enver Hoxha.

Nisma është gati t’i paraqitet së shpejti Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo ndodhet mes nismave të para ligjore të Kuvendit të ri.

Kuvendi i ri nis punën me disa nga nismat ligjore që mbetën pa mbyllur procedurat. Një prej tyre është ajo e propozuar nga kryeministri Rama dhe deputeti Taulant Balla, për heqjen e dekoratave, titujve dhe medaljeve për ish diktatorin Enver Hoxha, funksionarët që kanë shërbyer në sistemin komunist, bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit apo veteranë të luftës.

Në listën e materialeve që do diskutojnë deputetët në komisione, në tre javët e ardhshme, janë edhe kërkesa e një grupi deputetësh të LSI-së për ndryshimin e Kodit Rrugor, kërkesë e paraqitur tre vite më parë.  Diskutimet do jenë edhe për disa shtesa në ligjin për nënpunësin civil dhe ligjin për gjuetinë. Debate pritet të krijojë edhe projekt-ligji për koncensionet dhe partneritetin Publik-Privat, propozuar nga një grup deputetësh dhe nisëm e LSI-së. Në kalendarin 3-javor të diskutimeve të parlamentit të ri, është dekreti i ish presidentit të Republikës Bujar Nishani për Menaxhimin e integruar të mbetjeve. Nishani dekretoi kundër ligjit.

Të hënën opozita bën konkrete nismën në kuvend, duke hedhur hapin e parë, me kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, në fokus të së cilës do të jenë dy pika kyçe, shit-blerja e votës dhe votimi elektronik.  Kjo është një nga pikat e marrëveshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, për të cilën u ra dakord që do të niste puna në fillim të legjislaturës së re të Parlamentit. Ndërkohë, të hënën parlamenti do të nisë zyrtarisht punën në Kuvend, me konstituimin e komisioneve dhe miratimin e kalendarit 3 javor të punimeve.

Veritas.com.al/