Shqetësimi për fasadën e stadiumit Kombëtar u shpreh gjatë bisedës një natë më parë në emisionin Opinion. Fasada e stadiumit do të humbë në brendësi të projektit të ri, që parashikon ndërtimin e ambjenteve komerciale përreth saj. Sot në mëngjes, kreu i qeverisë publikoi dy foto në rrjetet sociale, të cilat tregojnë si do të duket fasada në brendësi të ndërtimit. Të gjithë ata që nuk e pëlqejnë, kreu i qeverisë i quajti “qorra”.

STATUSI I KRYEMINISTRIT NE RRJETET SOCIALE

Per qorrat qe s’duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur shtepise se re te Kombetares, s’ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve