I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili ka garantuar se pavarësisht krizës së energjisë që po përballet Shqipëria dhe e gjithë bota, nuk do ketë ndërprerje të dritave.

Arian Çani: A mendon se do e përballosh pa i ndalur dritat, pra të mos ikin dritat? Le të ngrihet çmimi i energjisë sa të dojë, por të mos ketë ikje dritash, këtë e garanton dot Ramë sot në datën 8 Tetor 2021? Kemi një dimër përpara.

Edi Rama: Nuk ka arsye të ikin dritat.

Arian Çani: Je i sigurt?

Edi Rama: Po.

Arian Çani: Dje në Himarë kanë ikur 3 orë.

Edi Rama: Nuk ka lidhje me këtë që po flasim. Ikje dritash për arsye defektesh ka pasur gjithmonë. Kufizime energjie për shkak të mungesës së energjisë domethënë pse s’ka energji do kufizohet energjia, nuk do ketë.

Arian Çani: Po ky është lajm i mirë.

Edi Rama: Unë mendoj që nuk është në pyetje kjo sepse askush nuk ka thënë që do ketë kufizime. /tvklan.al