Politikane dhe studiuese e politikave ndërkombëtare,  Edith Harxhi, ish-zv.ministre e Jashtme, ka bërë thirrje në rrjetet sociale ndaj qytetarëve pa dallim që të bashkohen nesër në protestën e thirrur nga Partia Demokratike. Thirrjen e saj Harxhi e bazon në 3 arsye themelore:

“Duhet të protestojmë të gjithë nesër dhe çdo ditë kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe kriminalizuar.

Të ngrihemi kundër dhunës, krimit të organizuar dhe varfërisë.

Të ngrihemi kundër establishmentit në çdo anë të politikës shqiptare.

Është koha të ngrihemi kundër nëpërkëmbjes”.

 Veritas.com.al/