Eduart Selami kandidat për kryetar i PD ka paralajmëruar se sikur PD të vazhdojë të ndjekë të njëjtën rrugë, Shqipëria do të ishte e izoluar një ditë nëse kjo parti vjen në pushtet.

Për Selamin, pas të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë. Eduart Selami u shpreh se duhet punuar për të rikthyer besimin e partnerëve ndërkombëtarë tek Partia Demokratike.

“Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë, por dhe me gjerë. Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mënyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona.” – tha Selami në turin e takimeve me demokratët në Kukës, Has dhe Tropojë.

Veritas.com.al/