Eduard Selami, ish kryetar i PD, deputet i ‘ekstraduar’ nga Amerika, edhe pse mjaft kritik ndaj politikave të deritanishme të PD-së, deklaron se e mbështet kreun e PD-së për listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Edhe pse Basha e la jashtë listës së kandidatëve për deputet, ka shprehur mbështetjen e tij për krye-demokratin.

Përmes një statusi në Twitter, Selami shkruan se ‘lista ka mbështetjen e tij dhe se tani është koha për fushatë dhe jo për analiza’.