Medituesi dhe studiuesi i fizikës kuantike e mjekësisë alternative, Hetem Ramadani, ka shpjeguar besimin e tij dhe ekzistencën e Zotit në emisionin ‘tête-à-tête’ me Berat Buzhalën në T7 në Kosovë.

Biznesmeni Hetem Ramadani tregon për ndikimin që ka zoti në meditim.

“Unë besoj absolutisht nëse përdorim “zotin”, fjalën, absolutisht bazuar në ligjet e natyrës që ai ka krijuar”, thotë ai.

Por ky“zot” nuk është ai i religjioneve.

“Nuk është Zoti ky që e shpjegojnë hoxhallarët”, shpjegoi ai.

A ekziston Zoti sipas Ramadanit?

“Sot shkencëtarët nuk e përdorin por është fushë unike ku vibron inteligjencë dhe në këtë zot po, por jo në Zotin e shpjeguar nga këndvështrime të ndryshme”, thotë ai.

Por, a beson vetë Ramadani në zot.

“Unë e di që dikush ka krijuar çdo gjë. Në fe e kemi emërtu Zot dhe në atë zot besoj por jo në zotin e koncepteve të kësaj feje apo asaj feje”, thekson ai në emisionin ‘tête-à-tête’ me Berat Buzhalën në T7.

“Unë besoj në zotin si burim i energjisë, si burim i çdo gjëje por jo me ma kufizuar zotin. Ose feja e ka çu zotin lart e hajde merre vesh ku ta prekim…Unë nuk mund ta pranoj se ka lartë kufi, mure…”, rrëfehet Ramadani.

Për këtë ai ka marrë shembull edhe Ajnshshtajnin, dhe përgjigjen e tij kur ishte pyetur nëse besonte në zot?

“Kur e kanë pyet Ajnshtajnin: A beson në Zot? Ai u përgjigj kështu: “Unë besoj në zotin e Spinozës, në zotin e harmonisë dhe dashurisë”, ose në zotin që ka thënë Spinoza: “Çdo gjë jashtë është prodhim i mendimit të Zotit”.

Veritas.com.al/

Publiée par T7 sur vendredi 20 avril 2018