Salvini i raporton Senatit për anijen Aquarius: “Unë shpresoj që ndonjë eksponent i qeverisë franceze te kerkoje ndjesë sa më shpejt që të jetë e mundur”

“Unë shpresoj se ndonje eksponent i qeverisë franceze do të kërkojë falje sa më shpejt që të jetë e mundur.” Matteo Salvini bëri debutimin e tij në Senat ne nderhyrjen e tij, duke ju referuar çështjes Aquarius dhe mbylljes se porteve italiane.

Ministri i Brendshëm i eshte përgjigjur akuzave të Parisit të orëve te fundit që me Presidentin Macron ka përcaktuar “per te vjelle” sjelljen e qeverisë italiane për çështjen Aquarius: “I kërkoj Macron të mirëpresë 9 mijë emigrantë per te cilet ishte impenjuar ti mireprese duke filluar qe nga dita e neserme. Nuk është një derbi midis skuadrave te Italise dhe Frances,nuk eshte as kampionat boteror futbolli ne te cilen per fat te keq ne as nuk do te marrim pjese.

Aksioni ynë vullnetar nuk meriton të perifrazohet në këtë mënyrë nga një përfaqësues i qeverisë franceze “. Me pas titullari i Viminales theksoi pozicionin e tij dhe shpjegoi se cilat janë arsyet pse qeveria vendosi ta shtrëngojë punen për zbarkimet në brigjet Italiane: “Nuk pranoj, duke pasur edhe dy femije, të thuhet se ne qeveri është nje i cili dëshiron të keqen e fëmijëve…

Nuk dua që fëmijët të vendosen në një gomone në kushtet qe te gjejne vdekjen në Mesdhe, jam i merzitur që fëmijët vdesin sepse dikush i mashtron ata duke ju thene se në Itali ka shtëpi dhe punë për të gjithë “. Në këto orë, pas vendimit të Spanjës për të mirëpritur emigrantët e Acquarius, Italia ka marrë sulme nga vende të tjera evropiane dhe dikush ka folur për një izolim të mundshëm të Romës: “Italia është e izoluar? Mendoj se nuk jemi degjuar ndonjehere kaq sa ne kete moment.

Kam biseduar, ndermjet te tjereve, me kolegun tim gjerman. Mbi emigracionin eshtë koha që shtetet të kthehen se qeni shtete.Nuk është e mundur që të ekzistojne shoqata private të financuara nga kushedi kush që vendosin tema dhe mënyra emigracioni”. Ndërhyrja e ministrit u shoqërua nga duartrokitje te ndryshme në salle dhe gjithashtu nga ndonje kundershtim nga tavolinat e opozitës. Pastaj goditja përfundimtare ndaj Macron: “Pa kerkese per falje zyrtare, Conte ben mire të mos shkojë në Francë. Natyrisht, ai është plotësisht i legjitimuar dhe ne do ta mbështesim. Një qëndrim i tillë i pabazuar dhe vulgar meriton një kerkese faljeje nga ana e tyre”.

Veritas.com.al/