(FOFO, Selfie: Kancelarja Merkel dhe emigranti sirian Anas Modamani)/

Me siguri e mbani mend kur kancelarja gjermane Merkel e bëri atë foto selfie me një refugjat sirian. Foto selfie u bë në vitin 2015.

Por tani refugjati sirian  Anas Modamani po kërkon një urdhër që të mund ta detyrojë Facebook që ta identifikojë atë foto dhe ta fshijë si post në sit-in e Facebook. Arsyetimi i emigrantit është se ai nuk do që ta lidhë veten me “krimet që kryhen nga emigrantët”.

Çështja e  Anas Modamani është mbartur të hënën në Gjykatën e shtetit të Bavarisë, qyteti Wuerzburg, ku ndodhet edhe avokati i tij Chan-jo Jun.

Në publikimin e mësipërm janë dy tipa postiqesh: Njëri ku Modamani identifikohet si një nga shumë të rinj emigrantë që tenton t’i vërë zjarrin disa njerëzve të pas  strehë në metronë e Berlinit këtë Dhjetor që kaloi; dhe e dyta në të cilën Modamani dhe Merkel shfaqen në një fotomontazh në kamionin që vrau 12 njerëz në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

/Veritas.com.al/