(FOTO: Maria Ladenburger- adoleshntj gjermane që u përdhunua dhe u vra nga 17 vjeri emigrant nga Afganistani. Foto nga facebook)/

 

Hetimet mbi  krimin e ndodhur në tetor ku një vajzë adoleshente në Gjermani u përdhunua dhe pastaj u vra, kanë ardhur në përfundime të rëndësishme pasi një operacioni të madh ku u arrestua një 17 vjeçar  “refugjat” nga Afganistani- citon Breitbart.

Trupi i 19 vjeçares që po punonte si vullnetare në  strehët e vendosura për emigrantët, Maria Ladenburger, është zbuluar në një lum në qytetin Freiburg më 16 Tetor. Hetimet zbuluan se ajo ishte e bija e një juristi të vjetër në Komisionin Europian, e cila ishte përdhunuar dhe pastaj tërhequr zvarrë drejt lumit.

Kërkimet për shkaqet e vdekjes së zonjushës Ladenburger  u nxitën nga publiku- sipas gazetës  Die Welt, i cili e vuri para presionit policinë që të gjente përdhunuesin. Pasi 68 dedektivë ndoqën dëshmitë e personave dhe gjurmët e krimit, 1600 veta lanë intervista, 1400 dëshmitarë u pyetën; pas gjithë këtyre emigranti 17 vjeçar u arrestua- sipas një konference për mediat që mbajti policia të shtunën.

Emri i të arrestuarit nuk është bërë i njohur, por dihet se është i ardhur së fundi në Gjermani, është azil- kërkues nga Afganistani. Policia tha se personi ka rekorde kriminale të mëparshme dhe është hetuar për “hyrje ilegale” në vend. Arrestimi është bërë në një familje Gjermane që e kishte marrë për ta strehuar.

Policia ka mundur të ndërtojë skenën e krimit. Më parë gjeti flokë në shkurret ku dyshohet se ka ndodhur krimi, që i përkisnin 19 vjeçares. Aty pranë, gjithashtu u gjet një shall që i përkiste viktimës si dhe një biçikletë e hedhur. Të dy objektet raportohet se kishin shenja të ADN-së së viktimës.

Policia nuk ka zbuluar nëse zonjusha Ladenburger ka pasur ndonjë relacion me emigrantin ose nëse ata ishin takuar në shtëpinë e emigrantëve ku ajo shërbente si vullnetare.

Një vëmendje është drejtuar ehe mbi babain e viktimës, një zyrtar i vjetër në BE. Ai është avokat dhe ka qëndrim shumë pro- emigrimit në masë në Komisionin Europian. Sipas gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung” babai tha se e bija kishte qenë një “rreze dielli” për familjen. Ai iu kërkoi njerëzve që mbanin zi që të dhuronin diçka për Kishën Katolike të Bangladeshit më mirë se të blinin lule.

Kryetari i Bashkisë në Freiburg çmoi punën e policisë për hetimin dhe zbulimin e këtij krimi.

Por ai tha se “ky nuk duhet parë si rast i veçuar”.

Policia në Baden-Württemberg po hetojnë për një tjetër grua të përdhunuar dhe të vrarë. Emri i saj është i njohur vetëm si ‘Carolin G’; ajo u zhduk në fillim të nëntorit teksa kishte dalë për të vrapuar herët në mëngjes. Më vonë u zbulua se ishte përdhunuar e pastaj vrarë.

Veritas.com.al/