Emilio Fede u arrestua nga karabinierët në një restorant në Napoli ndërsa festonte ditëlindjen e tij të 89-të. Për të, akuza është evazion, pasi kishte ishte larguar nga shtëpia ku ka vuajtur 7 muaj arrest shtëpiak

Francesca Galici 

Emilio Fede u arrestua mbrëmë në Napoli ndërsa ishte duke darkuar me gruan e tij në një restorant në breg të detit, saktësisht në Partenope.

Akuza për ish drejtorin e TG4 është evazion për shkak te largimit nga adresa e zgjedhur për arrest shtëpiak.

Gazetari mbush 89 vjeç nesër, 24 qershor, dhe për okazionin kishte vendosur të hante një darkë romantike me gruan e tij, Diana De Feo, në qytetin napolitan që e donte aq shumë. Kur Emilio Fedes ju afruan gjashtë persona nen Arme,ai sapo kishte mbërritur në klub. Për të dorëzuar kërkesën e magjistratit të Milanos ishte kapiteni i Karabinierëve, i cili së bashku me njerëzit e tij e ftuan që të kthehej menjëherë në hotelin ku gazetari kishte prenotuar. Magjistrati kundërshtoi evazionin pasi ai kishte dalë nga shtëpia ku Emilio Fede vuante 7 muaj arrest në shtëpi. Ish drejtori i Tg4 duhet të përfundojë vuajtjen e dënimit të tij me 4 vjet shërbime sociale. Para se të linte Milanon me trenin e drejtuar për në jug, Emilio Fede kërkoi leje nga gjykatësi i gjykatës së mbikëqyrjes, vendimi i të cilit pritej në këto orë, dhe ka lajmëruar karabinierët e Segrates për udhëtimin e tij të afërt në Napoli. Gazetari pritet të kthehet në Milano të enjten.

Kur karabinierët e arritën në restorant, raporton Roma ,Emilio Fede ishte dukshëm i paqëndrueshëm në këmbë dhe kishte vështirësi në ecje për shkak të një rrëzimi shkatërrimtar të pësuar në ditët e fundit që do t’i shkaktonte atij disa dëme në këmbë. Për momentin, gazetari është bllokuar dhe mbërthyer në hotelin në Napoli, ku ai kishte vendosur të qëndronte dhe është në pritje të vlefshmërisë së ndalimit nga gjyqtari. Këtu, gjatë natës, ai u mor në pyetje nga policia, në kontakt të vazhdueshëm me avokatin Milanez të ish-drejtorit të TG4. Gruaja e tij, një ish senatore e Forza Italia, u kthye në shtëpinë e saj në neapolitana në një gjendje të dukshme shoku mbasi burri i saj ishte shoqëruar në hotel.

Jam i terrorizuar,mbyllur në këtë dhomë hoteli pa mundur të dal ose të shikoj nga dritarja. Unë jam 89 vjeç dhe jam i sëmurë dhe gjithçka që kam përjetuar është përtej çdo logjike“, tha Emilio Fede për Corriere della Sera. Pavarësisht gjithçkaje, ish-drejtori dëshironte të falënderonte personalisht punonjësit e policisë, të cilëve iu dha urdhri për ta kapur: “Unë duhet të them që vetëm mirësia e tyre shmangu më të keqen. Pastaj unë u mora në pyetje në hollin e hoteli ku kam ndenjur me orë të tëra. Jam akoma i mbaruar.

Priten zhvillime gjatë ditës.

VERITAS.COM.AL/