Presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Recep Tayyip Erdogan si president i Turqisë që do të mbahet në Rezidencën Presidenciale. Thaçi që kishte bashkëpunuar me Erdoganin për dëbimin e gylenistëve, duket se është shpërblyer nga Erdogan i cili ka nxjerr gardën ndërkohë qe Presidenti i Kosovës shihet duke dalë nga një aeroplan special, shkruan Express.

Thaçi ka mbërritur në Aeroportin Esenboga të Ankarasë në kohë të përafërt me presidentin sudanez Omar Al Bashir, ndërsa dy liderët janë pritur me ceremoni zyrtare nga ministri turk i Ekonomisë Nihat Zeybekçi, shkruan AA.

Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Ankara për të marrë pjesë në të njëjtën ceremoni.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë 22 krerë shtetesh, 28 kryeministra dhe kryetarë të parlamenteve dhe sekretarët e përgjithshëm të gjashtë organizatave ndërkombëtare.

Ceremonia e inaugurimit do të mbahet pasi Erdoğan paraprakisht të japë betimin në kuvendin turk.

Pas ceremonisë, presidenti Erdoğan do të shtrojë një dark për liderët mysafirë.

Po ashtu, përmes një konference për media, Erdoğan do të shpallë edhe kabinetin presidencial.

Veritas.com.al/

Thaçi mbërrin në Turqi për pjesëmarrjen në inagurimin e Erdoğanit http://v.aa.com.tr/1198635

Publiée par Anadolu Agency Shqip sur Lundi 9 juillet 2018

36895763_911139349071411_8171852781666172928_n

36818844_911139429071403_7545552000499318784_n

36863934_911139519071394_7317812437665710080_n

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.