Presidenti Tayyip Erdogan emëroi dhëndrin e tij si ministër te Financave të Turqisë të hënën pak orë pasi u vesh me fuqi të reja ekzekutive, duke premtuar një “qeveri të fortë dhe një Turqi të fortë”.

Lira turke, e cili ka humbur gati një të pestën e vlerës së saj kundrejt dollarit këtë vit, ka rënë pothuajse 3 për qind në krahasim me monedhën e SHBA, që pas shpalljes së kabinetit.

Erdogan e emëroi dhëndrin e tij Berat Albajrak si ministër te thesarit dhe financave në një kabinet të përditësuar që përjashtoi ish-zëvendëskryeministrin Mehmet Simsek, i cili shihej si ministri kryesor i tregut në qeverinë e mëparshme.

Lira është goditur nga çështja rreth drejtimit te Erdogan drejt normave të ulëta të interesit dhe nga komentet në maj se ai kishte planifikuar të merrte më shumë kontroll mbi ekonominë pas zgjedhjeve, të cilat ai i fitoi më 24 qershor.

Marrja e fuqive te reja ekzekutive për te cilat ai ka luftuar gjate për t’i vendosur, Erdogan më parë mori betimin në parlament para se të drejtojë krerët ndërkombëtarë të mbledhur në pallatin presidencial në Ankara.

“Ne, si Turqia dhe populli turk, po bëjmë një fillim të ri këtu sot,” u tha ai personaliteteve dhe mijëra mysafirëve. “Ne po lëmë pas sistemin që në të kaluarën ka penalizuar vendin tonë për shkak  të kaosit politik dhe ekonomik”.

Erdogan emeroi Fuat Oktay, një ish titullar i Turkish Airlines që ka studjuar në Shtetet e Bashkuara, si zëvendës president. Shefi i shtabit të forcave të armatosura Hulusi Akar u emërua ministër i mbrojtjes. Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu mbeti në detyrën e tij.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.