Flamurët e Shqipërisë dhe Turqisë janë vendosur në shtyllat e ndriçimit në kryeqytet dhe në rrugën kryesore të Laçit.
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të filloje vizitën sot vendin tonë në orën 09:00; ndalesa e dyte pas Rinasit do të jetë në qytetin e Laçit për të përuruar 524 ndërtesat e reja për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Projekti i ndërtimit të këtyre banesavë është financuar nga shteti turk dhe janë ndërtuar nga Qeveria Rama. Shqipëria dhe Turqia do të firmosin 7 marrëveshje të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme