Ne Tirane po mungon uji i pijshem. Por mungesa e ujit ne spitalet publike te kryeqytetit ka marre pamje me dramatike. Sidomos situata e rënduar e furnizimit me ujë e Tiranës por edhe sidomos në Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka menduar një zgjidhje të cilën mund ta quajme qesharake dhe te rrezikshme. Kështu ai për të furnizuar depozitat e QSUT-së, ka vendosur të përdorë autobotet e zjarrëfikësve të Tiranës.
Në këtë pikë Veliaj ka tentuar të japë një zgjidhje duke kaluar nga problemi në një tjetër problem.

Është e paimagjinueshme sesi autobotet e zjarrëfikësve të cilat kushedi nëse pastrohen ndonjëherë, të përdoren si furnizuese me ujin e pastër që nevojitet për konsum në qendrat spitalore. Dhe e njëjta zgjidhje është përdorur edhe në shkollat e Tiranës ç’ka e bën edhe më serioze gafën e kryebashkiaut Veliaj për të zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të këtyre institucioneve publike.
Dhe i vetëdijshëm se ka bërë zgjedhjen më të mirë në këtë drejtim ai postoi në Facebook edhe fotot përkatëse me statusin “Gjithë çisternat tona në gatishmëri nga avaria në Bovillë! Pas riparimit të impiantit të dëmtuar prej reshjeve e inerteve, për pak orë nis funksionimin e plotë”. 

Pyetja është, a do të përdorte të njëjtin ujë edhe në rubinetat e veta Kryetari i Bashkisë së Tiranës në shtëpinë e tij tek Kodra e Diellit?!…