Duket se nga Shtëpia e Bardhë dhe nga Senati Republikan (GOP) kërkojnë të jenë në kontakt me kërkesat e konservatorëve për të nxjerrë nga ligji rregullat e siguracioneve të Obamacare- edhe pse nuk janë shumë të sigurt se këto ndryshime mund të përputhen me rregullat e buxhetit.

Atëherë, bëhet pyetja: pse ecin nëpër eksperimente?

Sepse presidenti Trump dhe spikeri i Kongresit, Paul Ryan kanë nevojë për votat e tyre.

Dhe tani është koha për të bërë diçka nga Shtëpia e Bardhë- raporton Axios.

Ja, psh., disa hapa që mund të merren që sot në mëngjes:

Republikanët kryesor kanë vullnet që të heqin përfitimet e Obamacare me qëllim që të fitojnë votat e Freedom Caucus. Janë 10 kategori që përfitojnë dhe që duan të mbulohen nga ligji: pacientët jo klinikë, shërbimi i urgjencës, të shtruarit në spital, kujdesi në maternitete, shëndeti mendor, recetat për drogë, shërbimet laboratorike, kujdesi parandalues dhe shërbimi pedriatik.

Gjithashtu  GOP do të jetë i vullnetit për të hequr rregulla të tjera sigurimesh të Obamacare, si psh.,kërkesat e siguruesve për konditat para- ekzistuese dhe që të  mos ngarkohen me njerëzit e sëmurë më shumë se për të tjerët. Etj.