Euro shënoi një minimum të ri historik ndaj .Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se këtë të martë monedha europiane u këmbye me 134.58 lekë, që është niveli më i ulët në më shumë 8 vjet.

Kjo në një kohë kur në tregjet botërore monedha europiane ka fituar pikë ndjeshëm muajin e fundit, veçanërisht pas zgjedhjes së Emmanuel Macron si president i Francës. Por pavarësisht forcimit ndaj monedhave të tjera, ndaj lekut euro zhvlerësohet.

Të dhënat tregojnë se hera e fundit që euro është këmbyer rreth kuotës 134 lekë është shtatori i vitit 2009, koha kur Shqipëria u godit nga kriza financiare globale.

Efekti kryesor i krizës ishte zhvlerësimi i lekut, veçanërisht ndaj euros duke e stabilizuar kursin e këmbimit të monedhës europiane me atë kombëtare rreth nivelit 140 lekë.

Ky nivel ka qenë gjithmonë i qëndrueshëm, por tani ekuilibrat e kursit të këmbimit euro-lek janë tronditur.

Agjencitë e këmbimit valutor thonë se në treg ka tepricë të pashpjegueshme të monedhës. Flukset e ligjshme valutore që hyjnë nga jashtë si eksportet, investimet e huaja apo dërgesat e emigrantëve, janë thuajse në të njëjtat nivele me vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se në treg është duke qarkulluar valutë, e cila vjen nga aktivitetet e jashtëligjshme, kryesisht drogës.