Parlamenti Europian ka votuar PRO integrimit të Shqipërisë e cila ka plotësuar kushtet e BE-së.
Falë reformave të suksesshme të qeverisë Rama, Shqipëria brenda muajit qershor do të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare.
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë pasi janë përmbushur të gjitha kushtet”, thuhet në raportin e BE-së. Gjithashtu zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jenë një hap i rëndësishëm për Shqipërinë drejt Europës.