Fuqitë perëndimore thonë se ata janë të përkushtuar ndaj marrëveshjes nukleare me Iranin, pasi presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e  Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja.

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kërkuan nga Shtetet e Bashkuara që të mos i mbyllin rrugën zbatimit të marrëveshjes.

Ata thanë se do të punojnë me nënëshkrues të tjerë të marrëveshjes së vitit 2015, Rusi dhe Kinë, të cilët kanë theksuar se mbështesin marrëveshjen.

Në përgjigje, Irani tha se do të rifillonte pasurimin e uraniumit, nëse marrëveshja nuk do të ruhet.

Veritas.com.al/