Disa vende të Evropës janë përfshirë nga një mot i keq me stuhi breshëri me kokrra në masën e një topi tenisi.

Në Francën lindore, breshëri ishte aq i fortë sa shkatërroi xhamat e makinave.

Rrëke uji dhe breshëri përmbytën rrugët e dëmtuan shtëpi. Një turist gjerman humbi jetën pasi i ra një pemë në qytetin e Taninges.

Në zonat e prekura do të shpallet gjendja e katastrofës natyrore. Edhe një viktimë është regjistruar në Zvicër kur anija me të cilën po udhëtonin disa turistë në lumin Gjeneva u përmbys si pasojë e stuhisë.

Edhe në Britaninë e Madhe, agjencia e mjedisit thotë se po përballen me një situatë pa precedent. Në Poloni me mijëra shtëpi janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq.

Veritas.com.al/