(FOTO: Ben Carson)

Ben Carson, siç e mbani mend, ish- kandidat për President në Shtetet e Bashkuara, një nga neokirurgët pediatër më të njohur në Botë, thotë se ndjen që vendi po vjen rrotull Donald Trump pe shkak të qëndrimit të tij dhe programit të tij.

“Zgjedhjet nuk zhvillohen mes Donald Trump, dhe Hillary Clinton, kjo është fushatë rreth drejtimit që do të marrë vendi”, tha Dr. Ben Carson, i cili po zhvillon fushatë për Trump në Iowa.

Carson, i cili ishte shumë konkurrues gjatë fushatës së zgjedhjeve në komitetin drejtues në Iowa dhe e mbaroi fushatën katër me nëntë për qind të votave.

“Isha shumë i impresionuar- tha- me njerëzit këtu. Secili nga njerëzit e këtij qyteti e di çfarë do e ç’pyetje të bëjë”- shtoi Carson.

Sepse njerëzit në Iowa janë votues me dije të larta, tha kirurgu i trurit. –Ata dinë të neglizhojnë gjithë zhurmën që po krijon media me qëllim që të “t’u heqë mendjen atyre”- tha doktori.

/Veritas.com.al/