Kompania Gener 2 sqaron opinionin publik për investimin e Dragobia Energy

Në lidhje me publikimin gjatë ditëve të fundit në disa portale të disa fotove punimesh përgjatë rrjedhës së lumit Valbonë, kompania Gener 2 kërkon të sqarojë dhe saktësojë opinion publik se fotot e publikuara nuk janë pjesë e projektit të Dragobia Energy.

Projekti i investitorit Dragobia Energy i cili po zbatohet nga kompania Gener 2, është në fazë ndërtimi i cili zhvillohet brenda kantierit të ndërtimit të miratuar në fshatin Dragobi, dhe në asnjë nga vendndodhjet e treguara nga fotot e publikuara.

Dëshirojmë të saktësojmë se fotot e publikuara në lumin Valbonë i përkasin një projekti të një investitori tjetër, shumë të vjetër dhe të braktisur, nga i cili ne distancohemi pasi nuk ka asgjë të përbashkët me projektin Dragobia Energy.

Gjithashtu nga portalet e ndryshme dhe individë në rrjetet sociale po përdoren fotografi tubacionesh nga Hec-e të tjera të cilat nuk i përkasin asnjë projekti në lumin Valbonë dhe janë krejtësisht të ndryshme nga teknologjia e miratuar për Projekt zbatimin e Projektit Dragobia Energy.

Dragobia Energy dhe Gener 2 janë të angazhuar për realizimin e projekteve në përputhje me praktikat dhe standartet më mira ndërkombëtare, duke respektuar në mënyrë të plotë mjedisin, dhe duke marre masa për rehabilitimin e cdo impakti mjedisor, sado minimal dhe i përkohshëm që të jetë.

Ne ftojmë këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për zbatimin e projektit, planin e rehabilitimit dhe masat në ndihmë të komunitetit të na kontaktojë pranë zyrave tona qendrore.

Për më shumë informacion: [email protected], shkruan Kompania Gener 2.

Tiranë, 16 Dhjetor 2017

Image may contain: mountain, outdoor, nature and water

Foto ‘fake’ 1, e publikuar nga portale dhe individë, por nuk i përket investimit të Gener 2

Image may contain: outdoor, water and nature

Foto ‘fake’ 2 e publikuar nga portale dhe individë, por nuk i përket investimit të Gener 2

Image may contain: outdoor, water and nature

Foto ‘fake’ 3, e publikuar nga portale dhe individë, por nuk i përket investimit të Gener 2