Një makinë që lëvizte me shpejtësi iu sul këmbësorëve në trotuar në Times Square të New York City,. Ngjarja ndodhi të Enjten, sipas një njoftimi, afër selisë së agjencisë Reuters.

Policia e Departamentit të New York-ut  e mbylli gjithë zonën pas ngjarjes.

Një dëshmitar i Reuters ka parë të paktën 10 persona që po trajtoheshin pas plagëve pas përplasjes së kalimtarëve në zonën turistike në qendër të  Manhattan.

/Veritas.com.al/