Tto Rinna, bosi i mafias italian, ndodhet në momentet e fundit të jetës- raporton agjencia shtetërore italiae e Lajmeve, ANSA. Prej ditësh ai ndodhet në ‘coma’ dhe mendohet se keto janë orët e fundit.

Qeveria italiane, përmes ministrit të Drejtësisë, Andrea Orlando, ka lëshuar një leje për fëmijët e Rinna-s që t’i qëndrojnë pranë në momentet e fundit. Ata kanë marrë lejen që të qëndrojnë pranë shtratit të të atit në spitalin e Parma-s ku ai është i shtruar.

Leja ka marrë edhe miratimin e prokurorit kombëtar anti- mafie dhe të drejtorisë së burgjeve të Italisë.

Veritas.com.al/