Në qiellin mbi Gramsh shfaqen re në formë disqesh; stina e vjeshtës vjen me pamje mahnitëse kudo. Fenomeni i rrallë kozmik është fotografuar nga fshati Drizë. Një disk i bardhë është shfaqur në qiell i ngjashëm me disqet fluturues të UFO-ve që janë komentuar gjithnjë e më shpesh kohët e fundit.

Pamja në qiell ka ngjallur habinë e mjaft banorëve të cilët kanë realizuar foto të cilat mund ti shihni më poshtë. Infoelbasani.al.

Por njëkohësisht pamjet nuk kanë mbetur pa u komentuar edhe si ‘ufo’, si ‘disqe fluturuese’, etj. Natyra na zbavit, natyra edhe na ‘mashtron’.