Policia e Fierit ka arrestuar mbrëmjen e sotme autorin e dyshuar për vrasjen e 82-vjecarit Nevruz Likometaj, pronari i një shoqërie të transportit me autobus. 

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi Skënder Krasniqi 37 vjeç. 

Trupi i pajetë i 82-vjeçarit u gjet në një kosh mbeturinash në qytetin e Fierit. Ndërkohë hetimet po vijojnë pasi dyshohet se 37-vjeçari i arrestuar nuk është autori i vetëm i krimit. Blutë e Fierit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në 21 Nëntor për motive të dobëta.