Gjermania luan sot ndeshjen e fundit në grupin C kundër Irlandës së Veriut, e që pritet me interes edhe nga Shqipëria.

Një goleadë e gjermanëve do të ishte një shans më shumë për rrugëtimin e Kombëtares Shqiptare në EURO 2016.

 

Mbrojtësi i gjermanëve, Mats Humels ka paralajmëruar se Gjermania duhet të fitojë duke bërë shënuar sa më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut, për shkak se duan të kenë një golavarazh më të mirë se sa Polonia që i ndjek pas.

“Duam të jemi më të mirët që në fillim dhe ushtrojmë presion për t’u hequr çdo shans për të na ndëshkuar. Stili i lojës sime përballë të tillë rivalëve është disi më mbrojtës, prandaj nuk kam ndikim të madh në ofensivë.

Me sinqeritet ju them se rezultati gjatë lojës i Polonisë do të na interesojë dhe do të ketë ndikim te ne. Nëse jemi në avantazh 1-­0 dhe Polonia udhëheq 3­-0 ndaj Ukrainës, atëherë na duhet që të fitojmë me goleadë, në mënyrë që të jemi një hap para rezultatit të çiftit tjetër. Qëllimi ynë është që ta fitojmë ndeshjen, por njëkohësisht të renditemi të parët në grup”, ka thënë Humels gjatë konferencës për shtyp.